Kryediplomatja Donika Gërvalla para eurodeputetëve tha se u kthye në Parlamentin Europian pas 13 vjetësh kur si e re shkoi atje bashkë me presidentin Ibrahim Rugova i cili pranoi çmimin Sakharov.
Ajo tha se ky çmin ishte dëshmia që ky institucion qëndroi gjithmonë në krah të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Pas kaq shumë vitesh po kthehem këtu për t’i falënderuar për një mbështetje kaq të madhe për gjithë këto vite të vështira për neve”.
Për misionin paqeruajtës të FSK-së jashtë vendit, Gërvalla ka thënë se dërgimi i tyre tregon që përveçse ka stabilitetit në Kosovë, kosovarët duan ta kthejnë të mirën që iu bë atyre në kohën më të vështirë, njofton Klan Kosova.
“FSK është institucioni që ka besimin më të madh në vendin tonë. Jemi varur nga vende të tjera për siguri dhe paqe dhe tash edhe me kontingjent të vogël duam të kthejmë këtë nder. Ne nuk jemi vetëm për të marrë paqe, por edhe për siguruar atë. Në një frymë të tillë duhet të interpretohet se jo vetëm që kemi stabilitet në vend por edhe mund të dërgojmë stabilitet në vendet tjera”.
Gjithashtu, Gërvalla ka thënë se janë duke punuar shumë për të marrë edhe njohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së.