Gërvalla përplaset me Kadrijajn për Martin Berishajn: Fushatë e paparë kundër një personaliteti me integritet

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 11:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë raportimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në Komisionin për Punë të Jashtme, pati tensione ndërmjet saj dhe deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, për çështjen e ambasadorit Martin Berishaj, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur Berishajn “të korruptuar” dhe “turp” të vendit.

“Ju e mbani një ambasador të korruptuar, Martin Berishaj, që është turpi i Kosovës”, i është drejtuar ajo ministres.

Gërvalla është përgjigjur se Kadrijaj e di shumë mirë se akuzat që i ngarkohen Berishajt nuk qëndrojnë.

“Sa i përket ambasadorit Berishaj ju që më së shumti bërtisnit e dini shumë mirë çfarë padrejtësie ndaj Berishajt është dhe sa shumë gënjeni kur thoni se nuk e dini që asnjë prej akuzave… nuk thotë asnjë medium rajonal dhe të huaja, është një medium që merret me këtë çështje dhe ai përtypet e ripërtypet këtu. Jam kureshtare t’ju shoh a do skuqeni apo nuk do skuqeni që keni zhvilluar fushata të papara kundër një personaliteti të tillë”, ka thënë Gërvalla.

Në fjalën e ministres ka ndërhyrë Kadrijaj e cila ka thënë se Berishaj “moralisht nuk është dashtë të jetë” në pozitën e ambasadorit.

Në përgjigje, Gërvalla tha se po bëhet një fushatë kundër “personalitetit me integritet të Martin Berishaj”.

“Sa i përket ambasadorit Berishaj, ju që më së shumti bërtisni, e dini shumë mirë çfarë padrejtësie ndaj ambasadorit Berishaj është edhe sa shumë gënjeni kur pretendoni që nuk e dini…absolutisht nuk thonë mediat rajonale. Është një medium i cili merret me këtë çështje dhe ai përtypet dhe ripërtypet këtu. Unë jam shumë kureshtare t’ju shoh në fund nëse do të skuqeni ose jo që keni zhvilluar fushata të papara kundër një personaliteti me një integritet të tillë. A duhet ai me qenë a jo ai moralisht aty, atë për fat të mirë e vendos dikush tjetër dhe jo ju. Asnjë prej akuzave që ia bëni atij nuk qëndron. Shumë mirë e dini”.

Kadrijaj vazhdoi duke i thënë se “S’keni moral politik”.

Ndërkaq, Gërvalla ironizoi me kredibilitetin e tyre.

“Megjithatë, vetëm vazhdoni në këtë mënyrë se do të keni edhe më shumë në këtë mënyrë sepse do të keni edhe më shumë kredibilitet në të ardhmen sesa që e keni në këtë moment”.

Në fund, Gërvalla lavdëroi punën e saj dhe të Qeverisë.

“Kosova qëndron në arenën ndërkombëtare kokëlart, sepse i kryen detyrat në shtëpi”.

Të ngjashme