Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se rrëmbimi i zyrtarëve policor ka ndodhur brenda territorit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryediplomatja kosovare, ka folur edhe për gjendjen e zyrtarëve policor, me ç’rast ka deklaruar se ata nuk janë keqtrajtuar por që nuk janë duke u ushqyer në mënyrën e duhur.
“Sot me datë 23 ambasadori Jetish Jashari, ka realizuar vizatën me tre oficerët e policisë së Kosovës të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe. Vizita ka ndodhur në Kralev ku ata janë atje duke u mbajtur, takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili ku ata kanë përshkruar momentin nga fillimi. Ata kanë theksuar, me 14 qershor rreth orës 12 duke ngrëne drekën janë rrëmbyer nga 15 persona të cilët i kakë sulmuar dhe çarmatosur ku pastaj i kanë futur në makinë”.
“Ata kanë shkrepur me armë në ajër. Ata pas rrëmbimit janë dërguar në Rashkë, pastaj nga aty janë dërguar në Beograd. Kanë theksuar që gjatë kësaj 48 orësh nuk janë keqtrajtuar, por nuk janë ushqyer në mënyrën e duhur. Ata tani janë të vendosur në dhoma të veçanta dhe nuk kanë qasje në as një media. Trajtimi i tyre është korrekt”, u shpreh ajo.