Gërvalla pret në takim ambasadorin jo rezident të Bangladeshit

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan, me të cilin kanë biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Bhuiyan për progresin që po arrin Kosova në shumë fusha duke përfshirë edhe nivelin e demokratizimit të vendit, të cilin e konfirmoi së fundi edhe instituti suedez, V-Dem, në raportin vjetor të demokracisë.

Me ambasadorin nga Bangladeshi, Ministrja Gërvalla foli edhe për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe mbështetjen e Bangladeshit për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Të ngjashme