Gërvalla-Schwarz nuk përgjigjet për deklaratën e ish-deputetit Geci për Thaçin

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla – Shwarz nuk u përgjigj për deklaratat e ish-deputetit, Fatos Geci, i cili ka uruar burgim të përjetshëm për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaqi, raporton Ekonomia Online.

Ajo shkurtimisht tha se kanë ardhur për të bërë hapjen e Gjykatës Administrative.

“Kemi ardhur për të bërë hapjen e Gjykatës Administrative, pyetjet e duhura t’i përgjigjemi në vendin e duhur”, tha Gërvalla Shwarz.

Të ngjashme