Gërvalla takon përfaqësuesen e UNHCR-it

Prishtinë | 08 Maj 2026 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim përfaqësuesen rajonale të UNHCR për Evropën Qendrore, Nicole Epting, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në fushën e ndihmës juridike falas dhe të refugjatëve.

Gjatë takimit thuhet se u theksua rëndësia e avancimit të legjislacionit për ndihmë juridike falas dhe forcimit të mekanizmave që mundësojnë qasje më të lehtë në drejtësi për kategoritë në nevojë, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit institucional në këtë fushë.

“Ministrja Gërvalla, po ashtu ritheksoi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në fushën e reformës në drejtësi dhe harmonizimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian, ndërkaq u diskutua edhe për modelet e ndryshme të ofrimit të ndihmës juridike falas në shtetet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme