Gërxhaliu: Ekonomia të jetë prioritet i bashkëpunimit Francë-Kosovë

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 14:57 | Nga

Është fakt se agjenda politike është duke dominuar në realitetin kosovar dhe po reflektohet edhe në bashkëpunim me vendet e tjera mike siç është Franca, ka vlerësuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu gjatë takimit me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert.

“ Rëndësia e partneritetit me Francën është shumë dimensionale por besoj fuqishëm që tani është koha kur bashkëpunimi ekonomik dhe hulumtimi i gjetjes së formave të avancuara të bashkëpunimit ekonomik duhet të jetë prioritet i përafrimit të interesave te të dy shteteve mike”, ka thënë kryetari Gërxhaliu.

Potencialet dhe përvoja e kalitur e kompanive dhe institucioneve franceze sidomos në fushën e energjetikes, transferit teknologjik dhe sistemit knowhow, turizmi, agrobiznesi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, ambientalizmi, edukimi, infrastruktura, IT, sistemi bankar janë ato fusha ku duhet të avancohet bashkëpunimi dhe të krijohen efekte win – win”, vlerëson kreu i Odës.

Ambasadori Chabert i shprehi gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve mike, Francës dhe Kosovës, duke theksuar se ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë synim i përbashkët.

Së shpejti do të kemi edhe forma më të avancuara organizative të bizneseve nga Kosova, Franca dhe Frankofonia dhe besojë fuqishëm që ky organizim më gjithëpërfshirës do të jetë një hap shtytës i lobimit, avancimit dhe krijimit të një realiteti të ri për bashkëpunim ekonomik, vlerësoi ambasadori francez.

Planifikojmë që deri në fund të vitit 2017 të kemi edhe aktivitete konkrete qofshin forume ekonomike, misione tregtare apo forma të tjera të bashkëpunimit reciprok qoftë në Kosovë apo Francë duke avancuar institucionalizimin e këtij bashkëpunimi dhe në vitet në vijim të kemi rezultate edhe më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik në interes e të dyja shteteve mike, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme