Gërxhaliu: Patneriteti me Mbreterinë e Bashkuar i rëndësisë shumë dimenzionale

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 14:54 | Nga

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është i rëndësisë shumë dimensionale si në rrafshin politik, ekonomik, strategjik, kulturor dhe mbi të gjitha ekonomik.

Ai ka theksuar se Kosova është e interesuar që ky bashkëpunim të avancojmë në veçanti në fushën ekonomike, pasi që përvojat e Mbretërisë së Bashkuar duhet të jenë model orientues i politikave zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me kryetarin Gërxhaliu përfaqësuesit e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar theksuan rëndësinë e kësaj vizite duke theksuar se krahas agjendës politike janë të interesuar të avancojmë agjendën ekonomike si një mekanizëm i përafrimit dhe forcimit të bashkëpunimit mes shteteve mike.

Kryetari Gërxhaliu theksoi se në Kosovë janë krijuar kushte dhe rrethana më të favorshme për tërheqjen e investitorëve nga Mbretëria e Bashkuar në veçanti pas nënshkrimit të MSA-së, Ligjit për Investime Strategjike dhe falë një performances institucionale të pranuar dhe vlerësuar qoftë në raportet e Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sektorët ku mund të ketë interesim për bizneset e Mbretërisë së Bashkuar në dimensionin kohorë afatshkurtër dhe afatmesëm, sipas kreut të Odës janë agrobiznesi dhe përpunimi i produkteve ushqimore, përpunimi i drurit, përpunimi i metaleve, IT, ndërtimtaria dhe projektimet, infrastruktura,turizmi projektet me rëndësi të ambientit dhe mbi të gjitha në sistemin edukativ pasi që Kosova ka nevojë për një reformë të këtij sistemi.

Në aspektin kohor afatgjatë duhet të mendohet në projekte të energjetikes, minierave por edhe në shfrytëzimin e burimeve alternative të gjenerimit të energjisë.

Gërxhaliu në veçanti falënderoi Ambasadën Britanike në Kosovë për kontributin e dhënë për zhvillim ekonomik, social, integrues, dialogun ndëretnik, kulturorë si dhe proceset tjera të rëndësishme për përmirësimin e imazhit të Kosovës ku rol të veçantë ka edhe mbështetja e dhënë Odës Ekonomike të Kosovës.

Deputetet e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar u ndanë të kënaqur me këtë takim i cili zgjati shumë më tepër sesa që ishte planifikuar me zotime se do të mbështesin bashkëpunimin ekonomik me Kosovën dhe shumë shpejtë do të ketë edhe hapa konkret në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme