Pas përfundimit të Samitit të Berlinit në Trieste të Italisë ku Oda Ekonomike e Kosovës u prezentua në mënyrë të denjë në veçanti duke hapur Sekretariatin e Përhershëm të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perendimorë dhe me pjesëmarrje në Forumin Ekonomik, procesi i Integrimit Ekonomik dhe ndërkombëtarizimi i ndërmarrësisë vendore vazhdoi edhe me një pritje mjaft të ngrohtë të kryetarit Gërxhaliu nga ana e Kryetarit të Parlamentit Evropian z. Antonio Tajani.
Kryetari Gërxhaliu në bisedë me z. Tajani prezantoi aktualitetin ekonomik dhe rëndesinë e mbështetjes së Kosovës në këtë drejtim. Po ashtu u bisedua edhe për rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në nivele rajonale bazuar në barazi për të gjitha shtetet duke eleminuar barrierat aktuale për lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve. Investimet në infrastrukturë dhe në digjitalizim janë të rëndësisë së veçantë ku duhet investuar dhe të promovohet Ballkani Perendimorë nga vatër e krizave dhe luftrave në vatër të progresit dhe vizionit evropian.
Është koha që edhe përkundër sfidave me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian të ketë një qasje më proaktive përballë Ballkanit Perendimorë e në veçanti duke promovuar projekte konkrete nga të cilat do të gjenerohen efekte pozitive qoftë të natyrës politike, ekonomike, sociale, kulturore e mbi të gjitha psikologjike duke kthyer besimin në forcimin e vizionit integrues në familjen evropiane tek vendet e Ballkanit Perendimorë.
z. Tajani shprehu gadishmërinë për të mbështetur këto procese të rëndeësishme për shtetet e Ballkanit Perendimorë sepse Evropa nuk mund të jetë ajo që pretendojmë pa Ballkanin Perendimorë. Është e vërtetë që e kam thënë edhe në të kaluarën dhe qëndroj edhe sot që Evropa dhe Ballkani Perendimorë kanë nevojë për industrializim modern dhe ne bashkarisht krahas projekteve në infrastrukturë duhet të mbështesim edhe forcimin dhe avancimin e sektorit prodhues që të jemi shtete të orientuara në eksport e jo vetëm në import.