Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vizituar kompaninë “Viva Fresh” në Lipjan, me qëllim promovimin e vlerave të ndërmarrësisë kosovare.
Me këtë rast Gërxhaliu tha se është ditë e veçantë për të që të jetë në këtë gjigant ekonomik.
Gërxhaliu tha se kjo kompani me standarde evropiane është storie suksesi jo vetëm në Kosovë.
“Njerëz si Xhevdeti janë garancë e stabilitetit ekonomik. Numri prej 3 mijë të punësuar, të kesh kaq të punuësuar duhet të jeni krenar. Kjo është storie suksesi jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe kjo vizitë përndryshe është në përvjetorin e pavarësisë. Kushdo që ta shohë evropën ejani në Viva Fresh Store. Jam i befasuar me punën këtu”, tha Gërxhaliu.
Xhevdet Rexhepi, pronar i kompanisë tha se do të vazhdojnë rrugën që e ka nisur familja e tij
“Po vazhdojmë rrugëtimin që e ka nis familja. Na presin shumë punë dhe angazhime. Po besoj që rezultatet nuk kanë me mungu”, tha Rexhepi.
Hubertus Rick, Drejtor gjeneral i kompanisë tha se është i sigurt që do të jenë të parët edhe në rajon.
“Dua të falenderoj grupin e Vivas që kanë arritur deri këtu. Jam i sigurt që do të jemi të parët edhe në regjion jo vetëm në Kosovë”, tha Rick,