“I shtrenjti im, gëzuar ditëlindjen. Ti je gjithçka për mua. Ndjehem e bekuar që të kam!”.
Dedikimin në fjalë e kishte shoqëruar me një foto të çiftit në një nga udhëtimet e tyre të shumta. Por ky s’ishte urimi i vetëm publik i Marinës, që i bëri partnerit të saj. Në programin “Procesi Sportiv” ajo i tregoi kolegut të saj, Edi Manushit, se sapo ishte kthyer nga festa e ditëlindjes së personit të saj të zemrës, Getit, të cilin e uroi edhe nga ekrani i “Top Channel”.
Por, mesa duket gjërat nuk janë ashtu siç duket, pasi thuhet se këngëtari i ka kërkuar ta urojë live në emision, për të cilin thuhet se është shumë xheloz.
Sipas burimeve mësohet se Geti bëhet shumë keq kur Marina shfaqet në emisionin “Procesi Sportiv”, pasi formati është i tillë që të ftuarit përgjithësisht janë meshkuj, e thuhet se ai i ka kërkuar Marinës të heq dorë nga ky format.
Mesa duket ai i ndjen konkurrentë futbollistët e për këtë arsye ai i bën presion që të largohet nga Top Channel. Thuhet gjithashtu se ai po planifikon që Marina të fillojë punë në një nga televizionet e Kosovës.