Gëzim Kelmendi bën thirrje që të shkarkohet dhe arrestohet ambasadori i Kosovës në Francë

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Sipas tij, diplomati kosovari në Paris nuk meriton vetëm të shkarkohet.

“Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ambasadori Qëndrim Gashi në Francë nuk meriton vetëm të shkarkohet!Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam përmes karrikaturave nga ana e ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashit, është vepër penale dhe e dënuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam është fyerje edhe e popullit të Kosovës që është rreth 96% musliman.Ambasadori i Kosovën në Francë Qëndrim Gashi duhet ta dijë mirë se ai paguhet nga populli i Kosovës, dhe kjo vepër e tij është shumë e ulët dhe e pamoralshme.Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare.Nxitja e urrejtjes ndërfetare është vepër e dënuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.Nëse heshtë qeveria Hoti, nuk duhet të heshtë prokuroria!


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme