Gëzim Kelmendi: Dyfytyrësia e kryetarit të VV-së, Albin Kurtit

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, dyfytyrësh, teksa ka komentuar seancën e djeshme për rezolutën për dialogun me Serbinë.

“Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës u hodh në votim rezoluta që ia ndalon Presidentit Thaçi të negociojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës. Por aty munguan disa deputetë të LDK-së dhe Kryetari i VV-së Albin Kurti”.

“Përndryshe VV-ja në krye me Albin Kurtin muajin e kaluar organizoi një koncert- protestë kundër Presidentit Thaçi për deklaratat e tij sa i përket çështjes së kufijve. Ndërsa dje, kur u deshtë me i dhënë “goditje” institucionale Thaçit, Albin Kurti mungon në seancë dhe nuk merr pjesë në votim.
Kjo vërtetë është dyfytyrësi. Kjo vërtetë është e rëndë”.

“Më në fund u vërtetua ajo që kam thënë edhe më herët që Thaçi rrëzohet në Kuvend dhe jo me koncert-protesta. Por unë e di se ju të VV-së nuk e keni preokupim Thaçin, por e keni pushtetin. Ju protestat i keni për poena politik dhe pushtet. Doli edhe një herë në shesh dyfytyrësia juaj”, ka reaguar Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme