Nën sloganin “Smart City” apo Qyteti i Zgjuar, kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR, Gëzim Mehmeti, mbajti takimin e parë me qytetarët e kësaj zone në lagjen “Qafa”.
Para qytetarëve, Gëzim Mehmeti shpalosi programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme në krye te kryeqytetit ku theksoi se në fokus të tij është transparenca, bashkëqeverisja dhe monitorimi.
Hapjen e programit të tij e nisi me pikën E-Inspektimi ku shtoi se me anë të dronëve do të monitorohen të gjithë ndërtimet pa leje ku pamjet do të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët dhe mediat me anë të qendrës për monitorim që do të krijohet në kuadër të komunës.
Gëzimi riktheu në vëmendje investimet që ka bërë në lagjen qafa të Prishtinës ku përmendi investime në infrastrukturë, shtigje për këmbësorët dhe terrene sportive.
Një fokus të veçantë në programin e AKR-së do të ketë edhe sporti. Ndërtimi i një fshati olimpik me fusha tenisi, fusha futbolli dhe palestra.
Mbështetje kandidatit për kryetar të Prishtinës po i jep edhe nënkryetari aktual i komunës, Selim Pacolli i cili tha se kandidati jonë e meriton përkrahjen tuaj dhe se do të jenë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës.
AKR ka publikuar agjendën e ditës së sotme, ku takimet me qytetarët do të vazhdojnë, në lagjen Pejton në ora 14:00 dhe në Dardani në ora 17:00.