Gëzimi pas votimit në Strasburg, përqafohen fort Gërvalla e deputetja e PDK-së

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbështetur dje raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Këtij lajmi i janë gëzuar si pushteti ashtu edhe opozita, ku në një moment kanë tejkaluar dallimet partiake. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihen duke u përqafuar fort Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, pas votimit pro anëtarësimit.

Të ngjashme