Vdes një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke fluturuar nga Zvicra për në Kosovë.

“Është raportuar se  viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar  në arritje nga Zvicra,  i është keqësuar gjendja shëndetësore  dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Nga ana e policisë, rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Të ngjashme