Reperi i popullarizuar shqiptar, Ghetto Geasy, duket se ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, meqenëse në këtë rrjet social numëron mijëra njerëz.
Siç shihet, ai ka filluar përgatitjet për këngën e re duke qenë se shfaqet në një studio muzikore.
Megjithatë, Getoar Selimi (emri i vërtetë) nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këngës – nëse do të jetë bashkëpunim apo solo.
“Me shokun”, ka shkruar ai.