Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, pas largimit nga Kombëtarja kuqezi, shpresonte se do të kishte mundësinë ta drejtonte Përfaqësuesen e Italisë dhe shpresa e tij mbeti gjallë, deri në momentin kur edhe zyrtarisht për postin e selektorit të Italisë u caktua Roberto Mancini.
Mirëpo, edhe pse synim primar kishte kombëtaren e “Azzurr”-ëve, De Biasi kërkon të drejtojë ndonjë klub.
“Jam gati për të stërvitur akoma ndonjë skuadër. Po kërkoj një projekt serioz që të jem protagonist”, ishte shprehur Gianni De Biasi në një intervistë.
Tekniku italian me t’u larguar nga Shqipëria, mori drejtimin e skuadrës spanjolle të LA Ligës, Deportivo Alaves, mirëpo në fillim të këtij viti u largua nga stoli ekipit bask.Italiani 61 vjeçar, komentoi edhe vendimin e Federatës së Futbollit të Italisë, për ta caktuar Roberto Mancinin në stolin e ekipit italian, duke thënë se e sheh si një lëvizje të mirë.
“Mendoj se është zgjedhja e duhur, sepse Italia ka nevojë për dikë që ka në zemër flamurin 3 ngjyrësh”, deklaroi De Biasi.