Giroud mund të mbetet në Chelsea

| 19 Dhj 2019 | 17:34 | Nga

Sulmuesi francez ka mundësi që do të qëndrojë në Londër deri në fund të sezonit

Olivier Giroud mund të mbetet në Chelsea deri në fund të sezonit, shkruan e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Milani dhe Interi kishin shprehur interesim për sulmuesin francez, i cili është i pakënaqur në Londër pasi nuk po ka hapësira të mjaftueshme për të luajtur.

Ish-futbollisti i Arsenalit po shpreson që ta bindë trajnerin Frank Lampard për më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit.

33 vjeçari mund të largohet nga “Stamford Bridge” vetëm në verën e ardhshme.

Momentalisht, tek “Blues” po luajnë rregullisht sulmuesit tjerë, Tammy Abraham dhe Michy Batshuayi./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme