GIZ-i vazhdon mbështetjen ndaj ATK-së

????????????????????????????????????
Prishtinë | 29 Tet 2018 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka pritur në takim ekspertët e rinj nga projekti i GIZ-t, të cilët do të vazhdojnë të përkrahin ATK-në.

Sipas një komunikate për medie nga ky institucion, në takim u diskutua për aktivitetet e reformës në ATK për tri vitet e ardhshme dhe mundësitë e kontributit të ekspertëve në realizimin e tyre, transmeton Ekonomia Online.

“Gjithashtu, në takim u potencua edhe njëherë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë në aspektin e nivelit strategjik, ku ekspertët me përvojën e tyre do të ndihmojnë ATK-në në planifikimin e resurseve dhe në organizimin e aktiviteteve në të ardhmen, që kjo e ka kuptimin e asaj se përkrahja e deritanishme nga GIZ ka qenë aspektin e krijimit të mekanizmave për ngritjen e përmbushjes së obligimeve tatimore, dhe tani do të vazhdohet me transformimin e tyre në nivele strategjike”, thuhet në komunikatë.

ATK-ja ka një bashkëpunim me GIZ-in prej disa viteve. Fushat e bashkëpunimit kanë qenë në ngritjen e kapaciteteve të stafit, lidhur me kontrollet tatimore, legjislacionin e TVSh-së dhe shumë fusha të tjera në ngritjen e përmbushjes vullnetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme