Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se djë në Komunën e Gjakovës pas një mosmarrëveshje verbal një burrë ka sulmuar gruan e tij.
Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.