Në Gjakovë mbrëmë është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, po në këtë qytet policia ka arrestuar edhe një person tjetër, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar disa qese të vogla me substancë te dyshuar narkotike te llojit heroinë, marihuanë dhe kokainë.
I arrestuar raportohet se është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.