Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi i shkakton gruas dhunë psikike

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Policia raporton se dje në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar pasi i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër k-Shqiptare bashkëshortes së tij,   Me ç rast gjatë fjalosjes me viktimën i dyshuari e kishte ekspozuar armën”.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe konfiskuar  një pistoletë zastava, 17 fishekë e kal.7.65, një pushkë ajrore stoeger, dhe një pale dylbi”.

“ Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë .

Të ngjashme