Të mërkurën në Gjakovë është arrestuar një person që dyshohet se ka shtënë me armë automatike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shtënë me armë automatike ku njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të fishekëve”, thotë Raporti i Policisë së Kosovës.
“Nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike AK- 47 me 60 fishekë, arma dyshohet se ishte përdorë në rast”.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.