Ekonomia Online
FUNDIT

Gjakovë, disa të lënduar nga aksidenti në mes autobusit dhe kamionit

Gjakovë, disa të lënduar nga aksidenti në mes autobusit dhe kamionit

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të një kamioni dhe autobusi në Rakovinë të Gjakovë para pak minutave. Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Lirije Podrimaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. Ajo tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova. […]

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të një kamioni dhe autobusi në Rakovinë të Gjakovë para pak minutave.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Lirije Podrimaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Ajo tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.

“Në ora 16:25,  stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë”.

“Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus”.

“Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësorë e që sipas personelit mjekësorë gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, tha për Podrimaj për klankosova.tv.

Të ngjashme