Pasditen e së enjtes, në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë është gjetur pa shenja jete një foshnje njëditëshe.
Vdekjen e bebes e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në lidhje me këtë është arrestuar e ëma e saj e minoritetit romë, e cila me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi.