Gjakovë: Pas pesë ditësh gjendet vajza e zhdukur, deklaron se është dhunuar nga një mashkull

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë e raportuar si e zhdukur më 26 gusht është paraqitur në orët e para të ditës së sotme në stacionin policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një mashkull.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR/DHUNIM /Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.

Të ngjashme