Gjakovë, të reshurat vërshojnë rrugët (Video)

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Disa rrugë janë përmbytur nga reshjet e shiut në Gjakovë, çka ka bërë që shiu të hyjë edhe nëpër shtëpi.

Sipas videove dhe ankesave të banorëve të dërguara në Klankosova.tv, kjo ka ndodhur për shkak të punimeve jo të duhura të kanalizimeve që janë bërë gjatë verës.

“Punimet kanë përfunduar, por puna nuk është bërë siç duhet, na është lënë e gjitha rruga në baltë. Gypat e kanalizimit janë lënë pa u montuar, është neglizhuar e gjithë puna dhe si pasoje e kësaj pas gjithë këtyre reshjeve të mbrëmshme gjithçka është dalë jashtë kontrollit. Shumë shtëpi janë përmbytur, edhe e gjithë lagjja është nën ujë”, ka shkruar një banore e lagjes Rezine në Gjakovë.

Të ngjashme