Gjashtë anëtarë të stafit në tubimin e Trump rezultojnë të infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë anëtarë të stafit të fushatës së Presidentit amerikan, Donald Trump, kanë rezultuar pozitiv për Coronavirus.

Drejtori i komunikimit të fushatës, Tim Murtaugh, tha në një deklaratë se “procedurat e karantinës” ishin iniciuar menjëherë dhe asnjë anëtar i stafit që testoi pozitiv nuk do të merrte pjesë në këtë aktivitet.

Ai tha se askush që kishte kontakte të menjëhershme me ata nuk do merrte pjesë. Murtaugh tha që anëtarët e stafit të fushatës janë testuar për COVID-19 si pjesë e protokolleve të sigurisë së fushatës.

Zyrtarët e fushatës thonë se të gjithë ata që po marrin pjesë në tubim do t’iu nënshtrohen kontrollit të temperaturës para se të kalojnë.

Mbështetësit dhe kundërshtarët e Presidentit Donald Trump vazhduan të mblidheshin në Tulsa, me përleshje verbale ku qindra njerëz po protestonin për drejtësi racore dhe tensione mbi vazhdimin e kërcënimeve shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme