Gjashtë fëmijë të vdekur nga sulmi me dron në Afganistan

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Pas sulmit me dron nga Amerika në Afganistan, ku është parandaluar një shpërthim bombe, kanë vdekur dhjetë persona të një familjeje, duke përfshirë edhe gjashtë fëmijë, kanë thënë kështu të afërmit e mbijetuar për BBC.

Dhjetë personat u vranë kur një makinë e parkuar para shtëpisë së tyre u godit nga një shpërthim të dielën.

Nga ushtria e SHBA-së kanë thënë se shënjestër kishin një makinë në të cilën ishte brenda një pjesëtar i Degës në Afganistan të Shtetit Islamik.

Disa nga të vrarët kishin punuar më parë për organizatat ndërkombëtare dhe kishin viza që u lejonin atyre hyrjen në SHBA.

Komanda Qendrore Amerikane ka thënë se ata janë duke hetuar raportet e incidentit, por nuk janë të qartë se si kanë vdekur dhjetë persona, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme