Gjashtë gazetarë marrin çmime vjetore nga KOMF-i në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 11:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka ndarë çmimet vjetore në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

KOMF këtë vit ndau gjashtë çmime vjetore në fushën e gazetarisë në mbrojtje të fëmijëve dhe katër mirënjohje vjetore me titull “Mik i Fëmijëve”, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Paneli Vlerësues për shkrimet gazetareske, i përbërë nga Evliana Berani – gazetare, Luljetë Prekazi – psikologe dhe Imer Mushkolaj – gazetar, ka përzgjedhur gjashtë gazetarë për tu vlerësuar me çmimin vjetor 2021 në fushën e gazetarisë.

Çmimet u ndanë për gazetaren e Albanian Post, Blerta Ahmeti; gazetaren e televizionit T7, Ardita Rashiti, gazetarët e Grupit Koha, Dilaver Polisi dhe Fitim Gashi. Çmime fituan edhe dy gazetarë të KALLXO.com.

Këtë përqafim mësuesi e kishte quajtur si përqafim prindëror, teksa autorja e shkrimit e ka gjetur se Prokuroria e Gjakovës e kishte mbyllur rastin me një procedurë të ndërmjetësimit mes vëllait të viktimës dhe mësuesit.

Ndërkohë që Paneli Vlerësues për nominimet Mik i Fëmijëve, i përbërë nga Blerta Perolli Shehu – Universiteti i Prishtinës, Zana Zeqiri – SHFMU “Meto Bajraktari” dhe Dren Rexha – Zyra e UNICEF Kosovë, ka vlerësuar dhe ndarë katër Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për katër personalitete të cilët përgjatë 2021, kanë ofruar mbështetje e kontribut në mbrojtje e mirëqenie të fëmijëve të cenueshëm.

Mirënjohjet u ndanë si më poshtë:

Familja strehuese Myrvete dhe Liman Qarri nga komuna e Shtimes, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021” për strehimin e mbi 40 fëmijëve pa kujdes prindëror në shtëpinë e tyre, përgjatë 16 viteve.

Floriana Bajrami, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për mbështetjen e ofruar për nevojat shëndetësore të fëmijëve.

Art Qelaj, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për ndihmën dhe mbështetjen ndaj fëmijëve me Sindromën Down.

Këngëtarja Dafina Zeqiri, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për ndihmën dhe mbështetjen ndaj fëmijëve me autizëm.

KOMF falenderon të gjithë fituesit, gazetarët dhe Miqtë e Fëmijëve, individët, korporatat, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit të përbashkët fisnik të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre.

Ndarja e çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.

Të ngjashme