Komisioni për Buxhet dhe Transfere më 7 vota pro e tri kundër votoi që lista e kandidatëve për anëtarë të Bordit të BQK-së t’i dërgohet Kuvendit në seancë plenare për votim.
Paneli i BQK-së ka njoftuar se pas vlerësimit ka bërë përzgjedhjen e kandidatit për plotësimin e anëtari joekzekutiv të bordit te BQK-së në përbërje të gjashtë kandidatëve.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati tha se Qeveria i ka rekomanduar Kuvendit që të mos i marr parasysh dy kandidatura pasi janë punonjës të BQK-së e që përzgjedhja e tyre është në kundërshtim me ligjin.
Fjala është për kandidatët Arben Mustafa dhe Jeton Zeqiraj.
Murati tha se BQK-së i është kërkuar raporti i FMN-së i rekomandohet që megjithëse nuk mund të vendosen kritere që mund të përjashtojnë punonjësit të kandidojnë për pozita brenda institucionit .
“Do të duhej që së paku një vit pushim nga puna në institucion në mënyrë të distancohet nga puna e mëparshme”.
Ai tha se Komisioni ka kërkuar opinion ligjor lidhur me pyetjen se a ka përbërë konflikt interesi pjesëmarrja e Guvernatorit në panelin vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e BQK-së.
Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza kërkoi që mos të merren parasysh rekomandimet e një Qeverie që nuk është më në pushtet.
Ai po ashtu kërkoi ai që lista e kandidatëve për anëtar të bordit në BQK të dërgohet në Kuvend për votim.
“Është shkelje e të drejtëve të njeriut, asnjë ligj nuk i pengon kandidatët për të ecë tutje. Ata kur janë pjesë e bordit nuk kanë të drejtë me qenë staf i BQK-së”.
“Ti rekomandojmë në seancë dhe me votën e tyre vendoset se cili do të jetë anëtari ekzekutiv. BQK mbetet pa vendimmarrje dhe kuorum, besoj se do ti kemi edhe dy pozita tjera. do të votoj që lista të shkojë në seancë”.
Deputeti nga LDK-ja, Fatmir Rexhepi tha se ne duhet të procedojmë në Kuvend këtë listë.
“Pajtohem që te gjithë këta meritojnë të jenë anëtar të këtij bordi. Kuvendi duhet të jetë i kujdesshëm por i takon të bëjë përzgjedhjen”.
Shkelzen Hajdini nga LDK-ja kërkoi të procedohet lista ose të anulohet i gjithë procesi.
“Të procedojmë tutje listën ose të anulojmë gjithë procesin. Tu e marrë parasysh situatën që gjendet BQK-ja ne jemi vonë”.
Deputetja e VV-së Mimoza Kusari-Lila, theksoi se emrat duhet të procedohen në seancë plenare për votim, raporton EO.
“Të bëjmë një dallim, mos të gjeneralizojmë trajtimin e kësaj teme. Nëse flasim për integritet për të njëjtin proces i kemi kërkua zyrës ligjore. Janë vetëm dy kandidatë nga 6 sa janë andaj një propozim për seancë plenare nuk do të ishte i dëmshëm”.
Gazmend Abrashi nga AAK-ja potencoi se me këtë rast është konstatuar se ka konflikt interesi.
“Argumenti është se kemi të bëjmë me anëtarë jo ekzekutiv. Nuk do të jem përjashtues në këtë listë të jemi anonim”.
“Në opinionin ligjor thuhet se bazuar në dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit Guvernatori i BQK-së është gjendur në konflikt interesi duke qenë panel vlerësues në përzgjedhjen e kandidatit”.