Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Prishtinë | 18 Tet 2026 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të Vitisë.

Sipas raportit të policisë, më 17 tetor 2026, rreth orës 21:55, njësitë policore kanë lokalizuar një veturë në të cilën ndodheshin shtatë persona.

Gjatë kontrollit, është identifikuar vozitësi, një mashkull kosovar, si dhe gjashtë persona të tjerë, të cilët nuk kishin dokumente identifikimi me vete. Sipas deklarimeve të tyre, ata janë shtetas të Bangladeshit.

I dyshuari ka deklaruar se personat e huaj i kishte sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, duke kaluar përmes rrugëve ilegale.

Pas intervistimit, i dyshuari dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë shtetasit e huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse. Atyre u është lëshuar edhe vërtetimi për akomodim, në përputhje me ligjin.

Njoftimi i plotë:

KONTRABANDIM ME MIGRANTË/Fsh. Dobresh, Viti 17.10.2026 – 21:55. Njësia policore ka lokalizuar një veturë ku në të cilën kishin qenë shtatë persona. Gjatë legjitimimit është identifikuar vozitësi i dyshuari mashkull kosovar si dhe gjashtë persona tjerë të cilët nuk kishin dokumente me vete, por të njëjtit sipas deklarimit të tyre janë shtetas të Bangladeshit. Sipas deklarimit të dyshuarit (vozitësit), personat e huaj janë sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale. Pas intervistimit i dyshuari së bashku me veturën janë liruar, ndërsa personat me shtetësi të huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse të cilëve u është lëshuar edhe vërtetimi i akomodimit të tyre në përputhje me ligjin.

Të ngjashme