Gjashtë të dyshuarit për terrorizëm mbeten në paraburgim

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 10:48 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lenë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë personave të dyshuar për terrorizëm.

Në këtë mënyrë Apelit ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e Prokurorisë  Speciale të Kosovës  dhe avokatëve mbrojtës, kundër  aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë,  të datës 01.09.2016.

Sipas këtij aktvendimi,  të pandehurve  A.A., E.H.,dhe A. D ., i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa të pandehurve  F.K., P.A., dhe A.B., ajo e arrestit shtëpiak.

Të gjithë këta persona  po dyshohen nga na e prokurorisë se  kanë kryer veprën penale “kryerje e veprës terroriste” nga neni 136 lidhur me nenin 135,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri A.D, edhe për  “mbajtje në pronësi,  kontroll  ose posedim të pa autorizuar të armeve…”, parashikuar sipas nenit 374 të KPRK-së.

Gjykata e Apelit  vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak,  të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Po ashtu kjo gjykatë gjënë se masat e tjera të parashikuara me ligj, janë te pamjaftueshëm për sigurinë e prezencës se të pandehurve dhe rrjedhën normale të procedurës penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme