Ekonomia Online
FUNDIT

Gjashtë të vdekur në një sulm me autobombë në Afganistan

Gjashtë të vdekur në një sulm me autobombë në Afganistan

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm me autobombë në provincën jugore Helmand të Afganistanit. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahed, mori përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Presidenti afgan Mohammad Ashraf Ghani ka përsëritur thirrjen e tij për paqe drejtuar talebanëve. “Jo çdo taleban dëshiron të luftojë. Kjo luftë u imponohet […]

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm me autobombë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahed, mori përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Presidenti afgan Mohammad Ashraf Ghani ka përsëritur thirrjen e tij për paqe drejtuar talebanëve.

“Jo çdo taleban dëshiron të luftojë. Kjo luftë u imponohet atyre nga një pakicë. Nëse jeni afganë dhe muslimanë, pranojeni paqen”, tha ai gjatë një eventi të mbajtur në kryeqytetin Kabul.

Të ngjashme