Gjashtë të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 493 raste janë regjistruar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Këto rezultate kanë dalë nga 2993 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19, 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme