Gjashtë të vrarë nga të shtënat në Gjermani

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë njerëz u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Rot am See në Gjermani.

Policia tha se një i dyshuar u arrestua pas sulmit.

Në bazë të informacioneve të para, policia tha se i dyshuari mund të ketë pasur lidhje me viktimat.

Ueb-faqja e lajmeve Bild raporton se të vrarët në sulm kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje, por kjo nuk u konfirmua nga policia.

Rot am Ze është një qytet i vogël me rreth 5,000 banorë.

Sipas raporteve lokale, sulmuesi i dyshuar është në të 30-tat e tij./ge

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme