Gjatë 24 orëve 108 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetetë (108) aktakuza kundër njëqindenjëzetekatër (124) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë shtatë (7) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve si në vijim:

1.Automjeti transportues i markës “Seat”, çelësat e automjetit, Leja e qarkullimit të automjetit, Motorsharrë e tipit STIHL 026 dhe masa drusore e llojit ahu, sasi 0.80 m³.

2. Një traktor i tipit Ferguson, rimorkio e traktorit, katër çelësat e traktorit, masa dursore e llojit ahu në sasi prej 1.50 m³, fatura origjinale për shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe

fletë përchekkëshja e datës 16 shtator.

3. Një kamion i markës MAN, çelësat e kamionit, masa drusore e llojit ahu në sasi 20m³.

4. Një automjet Ford, çelësat e automjetit, një motor sharrë, masa drusore e llojit breu 15 copa me gjatësi të ndryshme.

5. Një kombi transportues i markës Renault trafik, libreza e kombit, çelësi i automjetit, dy motor sharra të tipit STIHL, masa drusore në sasi prej 1.30m³ dhe fatura origjinale e shfrytëzimit të resurseve natyrore.

6. Një traktor i markës MASSEY Ferguson, dy çelësa të traktorit, një motor sharrë e tipit CRA dhe masa drusore në sasi prej 1.30m³.

7. Një kamion i markës VOLVO, çelësat e kamionit dhe masa drusore e llojit Breu, në sasi prej 14.00m³.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente tri (3) kërkesa për caktimin e  masës së paraburgimit për tre (3) persona, në tri raste të ndara. Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi  ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka  ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj dhjetë (10) personave.  Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë shtatë (7) kërkesa për sekuestrim e mjeteve me të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale “Vjedhja e pyllit”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person i ndaluar me urdhër arrest, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, i kërkuar nga Interpoli, pasi që i njëjti dyshohet se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe lëshimi për shitjen e substancave narkotike” nga neni 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i autoritetit apo autoritetit zyrtar” dhe “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”

Shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2)  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona në dy raste të ndara.

Një (1) kërkesë është paraqitur për një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, një (1) kërkesë është paraqitur për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprave penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale” sipas KPRK-së.

Kurse, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime e personave me urdhër të  prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi  ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa një (1) është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”. 

Sekuestrimet e përkohshme:

1.Automjeti transportues i markës “Seat”

Çelësat e automjetit

Leja e qarkullimit të automjetit

Motorsharrë e tipit STIHL 026

Masa drusore e llojit ahu, sasi 0.80 m³

2. Një traktor i tipit Ferguson

Rimorkio e traktorit

Katër çelësat e traktorit

Masa dursore e llojit ahu në sasi prej 1.50 m³

Fatura origjinale për shfrytëzimin e resurseve natyrore

Fletë përchekkëshja e datës 16 shtator

3. Një kamion i markës MAN

Çelësat e kamionit

Masa drusore e llojit ahu në sasi 20m³

4. Një automjet Ford

Çelësat e automjetit

Një motor sharrë

Masa drusore e llojit breu 15 copa me gjatësi të ndryshme

5. Një kombi transportues i markës Renault trafik

Libreza e kombi

Çelësi i automjetit

Dy motor sharra të tipit STIHL

Masa drusore në sasi prej 1.30m³

Fatura origjinale e shfrytëzimit të resurseve natyrore

6. Një traktor i markës MASSEY Ferguson

Dy çelësa të traktorit

Një motor sharrë e tipit CRA

Masa drusore në sasi prej 1.30m³

7. Një kamion i markës VOLVO

Çelësat e kamionit

Masa drusore e llojit Breu, në sasi prej 14.00m³

Aktakuzat:

Dy (2) aktakuza  për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e lëndëve narkotike”

Dy (2) aktakuza  për veprën penale “Armëmbajtje paleje”

Dy (2)  aktakuzë për  veprën penale “Lëndim i lehtë”

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Shtangimi ”

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Kanosja”.

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, dy persona dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa në rastin tjetër, një person dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë  (8) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë , ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrim“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, kurse, një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje pylli” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” .

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto raste penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Raste tjera me interes për publikun:

Dje, rreth orës 20:00, në komunën e Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet, ku me ç’rast një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.  Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme