Tri raste të dhunë në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë në Prishtinë një person është arrestuar pasi ka e sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.

Për të njëjtën vepër është arrestuar një person në Prizren. I njëjti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Gjakovë është arrestuar një grua pasi në vazhdimësi ka kanosur e fyer burrin e saj dhe familjarët. Rastin në Polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.

Njësia policore është në kërkim të dyshuarës. Rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme