Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetetre (123) aktakuza, kundër njëqindegjashtëdhjetë (160) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve të ndryshme, pasi që dy (2) persona dyshohet të kenë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPRK-së, “Kontrabandimi me migrant”, nga neni 164 i KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, nga neni 390 dhe 391 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër tetëdhjetetre (83) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.