Gjatë 24 orëve 30 aktakuza dhe pesë persona të ndaluar

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit  njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza, kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme