Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.