Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.