Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e trembëdhjetë (113) aktakuza kundër njëqind e dyzetepesë (145) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalur pesë (5) persona, si dhe ka ngritur edhe shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.