Gjatë 24 orëve janë ngritur 68 aktakuza kundër 91 personave

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër nëntëdhjetenjë (91) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1)person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve t fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme