Gjatë 24 orëve nga prokuroritë janë ndaluar 5 persona

Prishtinë | 20 Nën 2023 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar pesë (5) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

Të ngjashme