Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ndodhën 32 aksidente trafiku

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (9 maj) në Kosovë kanë ndodhur 32 aksidente në komunikacion.

Në raportin e publikuar nga PK thuhet se 14 nga aksidentet ishin me persona të lënduar dhe në 18 aksidentet tjerë ishin me dëme materiale.

Gjithashtu PK gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 799 tiketa trafiku për kundërvajtësit e trafikut.

Po ashtu Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 9 persona, 2 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme