Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri, një person i panjohur ka hedhur gurë në drejtim të një automjeti, ku ndodheshin tre persona ndërkombëtarë.
Policia tashmë ka nisur hetime për këtë rast.
“Zveçan, 13.10.2021-10: 55. Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i dyshuar i pa njohur me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të heteohet dhe inicohet rasti”, thuhet në raport.