Gjatë aksionit në veri u sulmuan edhe tre ndërkombëtarë, Policia jep detaje

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri, një person i panjohur ka hedhur gurë në drejtim të një automjeti, ku ndodheshin tre persona ndërkombëtarë.

Policia tashmë ka nisur hetime për këtë rast.

“Zveçan, 13.10.2021-10: 55. Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i  dyshuar i pa njohur me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka  urdhëruar që të heteohet dhe inicohet rasti”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme