Një shumë prej rreth 508 eurosh është dyshuar se mund të jetë e falsifikuar në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar se gjatë numërimit të parave janë identifikuar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim.
Paratë, në vlerë rreth 508 euro, janë sekuestruar nga policia dhe janë dërguar për ekzaminim të mëtejmë.
“Prishtinë 29.07.2026, 09:.00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë numërimit të parave, kanë rezultuar si të dyshuara për falsifikim para në vlerë rreth 508 €. Paratë e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim”, thuhet në raport.